Nëse ke të paktën 6 muaj pa ndërprerje te i njëjti punëdhënës gjatë vitit, ke të drejtë për regresin e pushimit vjetor – K-15.

Shuma minimale është rreth 19.560 denarë, ndërsa pagesa mund të jetë edhe më e lartë, në varësi të pagës mesatare dhe kushteve të kompanisë.

Punëdhënësit kanë afat ta paguajnë K-15 deri më 31 dhjetor.

Por kujdes! Punëdhënësi nuk mund të të paguajë K-15 dhe më pas të të detyrojë t’ia kthesh paratë cash.

Për mosrespektimin e detyrimit parashikohen gjoba, ndërsa në raste të caktuara mund të ketë edhe përgjegjësi penale.

Pra, nëse i plotëson kushtet, K-15 është e drejtë e jotja – jo favor nga punëdhënësi.