Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja, më të larta të karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për shtrenjtimin e derivateve të naftës mesatarisht për 1,55 për qind. Benzinat shtrenjtohen për dy denarë për litër, kështu që Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 93 denarësh, ndërsa BS-98 me 95 denarë.

Nafta shtrenjtohet për një denar dhe çmimi i ri do të jetë 100 denarë për litër. Pa ndryshim mbetet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, i cili do të vazhdojë të kushtojë 110 denarë. Vendimi është marrë me zbatimin e akcizave dhe TVSH-së së ulur, në përputhje me masat e Qeverisë.