Antonio Cassano ka folur për hierarkinë drejtuese te Milani, duke pretenduar se Zlatan Ibrahimović është njeriu që kontrollon të gjitha vendimet sportive në klub, pavarësisht rolit të pronarit Gerry Cardinale.

“Cardinale është gjithnjë e më i pranishëm, por duhet të kujtojmë se kush është në krye dhe kush komandon. Kur Cardinale nuk është aty, drejtimin e merr Ibrahimović. Vendimet i merr ai, trajnerin e zgjedh ai dhe lojtarët i përzgjedh po ai. Cardinale është një biznesmen i shkëlqyer dhe pronari i Milanit, por futbollin nuk e kupton. Në krye të gjithë sektorit teknik është Ibrahimović”, – deklaroi Cassano.

Ish-sulmuesi theksoi gjithashtu se Ibrahimović nuk ka nevojë për Milanin për arsye financiare, por e bën këtë punë nga pasioni: “Dua t’u them diçka tifozëve të Milanit: nëse Ibra është pjesë e klubit, këtë e bën me pasion. Ai është jashtëzakonisht i pasur dhe nuk ka nevojë të fitojë para. Mund të bëjë çfarë të dëshirojë, të marrë pjesë në Botëror, të përfitojë nga sponsorizimet. Nëse është te Milani, është sepse e do këtë klub. Ai është i dashuruar me Milanin”.

The post “Ibrahimović është i dashuruar me Milanin, nuk ndikohet nga paratë. Ai i merr vendimet në klub” appeared first on Telesport.