Ligat kryesore evropiane janë në kulmin e tyre dhe golashënuesit më efikasë po shfaqin aftësitë e tyre. Në listën me 10 golashënuesit më të mirë momentalisht në Europë, dominon La Liga me tre vendet e para.
Serie A përfaqësohet me dy sulmues si Doneyll malen dhe Gustavo Varela. Premier League është befasi deri tani, pasi në dhjetëshen e parë ka vetëm Erling Haaland. Bundesliga përfaqësohet me Niclas Fullkrug, i cili po përjeton një rini të dytë.
Nuk duhet nënvlerësuar aspak Victor Osimhen i Galatasaray-it, që deri tani ka shënuar 9 gola. Përveç Osimhen, Superliga turke përfaqësohet edhe me nigerianin e Amedspor, Gift Orban. Nuk mungon në listë as Vangelis Pavlidis i Benfica-s.
1) Raphinha (29 vjeç / FC Barcelona / Brazil) – 15 gola në 10 ndeshje (723 minuta)
2) Kylian Mbappé (27 vjeç / Real Madrid / Francë) – 12 gola në 11 ndeshje (985 minuta)
3) Lamine Yamal (19 vjeç / FC Barcelona / Spanjë) – 10 gola në 11 ndeshje (905 minuta)
4) Victor Osimhen (27 vjeç / Galatasaray / Nigeri) – 9 gola në 8 ndeshje (555 minuta)
5) Niclas Füllkrug (33 vjeç / Werder Bremen / Gjermani) – 9 gola në 8 ndeshje (657 minuta)
6) Vangelis Pavlidis (27 vjeç / Benfica / Greqi) – 9 gola në 9 ndeshje (721 minuta)
7) Gustavo Varela (21 vjeç / AC Monza / Portugali) – 9 gola në 9 ndeshje (760 minuta)
8) Erling Haaland (26 vjeç / Manchester City / Norvegji) – 9 gola në 9 ndeshje (800 minuta)
9) Gift Orban (24 vjeç / Amedspor / Nigeri) – 9 gola në 10 ndeshje (749 minuta)
10) Donyell Malen (27 vjeç / AS Roma / Holandë) – 8 gola në 9 ndeshje (575 minuta)
The post Dominon La Liga. Haaland mbetet pas. Osimhen nuk duhet nënvlerësuar. 10 golashënuesit më të mirë në Europë appeared first on Telesport.
