Në prag të ndeshjes që Real Madrid do të luajë sot në Champions League në Athinë, ndaj AEK, trajneri Jose Mourinho ka pranuar se gjërat nuk janë ende të përkryera te skuadra “los blancos”.
Madje ai kë vendosur një afat: “Këtij Real Madrid i duhen tri sezone për t’u bërë një ekip i përsosur“.
“The Special One”, më tej shtoi: “Ky ekip ka potencial të madh, pa dyshim. Por, deri më tani, nuk ka fituar asgjë. Do të shohim se çfarë rezervon e ardhmja.”
“Sot duhet të fitojmë ndaj AEK, për të marrë tri pikët e radhës. Deri më tani kemi ecur mirë në Champions, ndaj duam të vazhdojmë me këtë ritëm”, tha portugezi.
The post Jose Mourinho vendos afate: Real Madrid i duhen 3 sezone për të qenë një ekip i përsosur appeared first on Telesport.
