Ylli algjerian, Ibrahim Maza, ka lënë të hapur mundësinë për një transferim të mundshëm te PSG. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen pranon se bashkimi me gjigantët francezë do të ishte përmbushja e një ambicieje të përjetshme.
Në një intervistë për Sky Germany, Maza u shpreh: “Sigurisht, do të ishte një ëndërr e madhe të luaja një ditë për një klub kaq prestigjioz. Besoj se të gjithë e kuptojmë madhështinë e PSG-sën. Është një nga klubet më të mira në botë, së bashku me Real Madridin, Barcelonën dhe Arsenalin.
Të luash për një klub si ky është një qëllim që unë e ndjek, ashtu siç ndodh me shumë futbollistë të tjerë”, tha Maza.
Prej kohësh përflitet për interesin e PSG-së për yllin algjerian, të cilin Leverkusen e vlerëson 50 milionë euro. Tentativa e parë e francezëve do të jetë që në merkaton e janarit.
The post Ylli 50 milionë eurosh i “shkel syrin” PSG-së: Një ëndërr e madhe të luaj për këtë klub appeared first on Telesport.
