Spanja dhe e gjithë bota e futbollit është tronditur nga ndarja nga jeta e Jesus de Miguel, pas një incidenti tragjik gjatë ndeshjes Tenerife-Andorra, në Segunda División.

Në minutat shtesë, portieri i Andorra-s, Jesus Owono, doli larg portës për të larguar topin, por u përplas me De Miguel, duke e goditur me gju në gjoks. Sulmuesi pësoi arrest kardiak në fushë dhe mori ndihmën e parë përpara se të transportohej me ambulancë në spital.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë ditën e djeshme. Ndërkohë, Owno është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka reaguar vetëm pak më parë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Këto janë ditët më të vështira të jetës sime. E kam të vështirë të gjej fjalët dhe e kam shumë të vështirë të përpunoj gjithçka që ka ndodhur. Ndjej një dhimbje të madhe për humbjen e Jesus De Miguel. Mendoj për të, për familjen e tij dhe për të gjithë njerëzit që e donin. E di që do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar; do të përballem me gjithçka që vjen, me respektin e duhur.

Por për momentin, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesús-it dhe dhimbjes që po përjetojmë. U prefsh në paqe, Jesss”, shrkuan Jesus Owno.

The post “E kam të vështirë të gjejë fjalët”, portieri flet pas incidentit që çoi në ndarjen tragjike nga jeta të Jesus de Miguel appeared first on Telesport.