Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ishte një ndër protagonistët e skuadrës së tij në fitoren e vështirë 3-2 ndaj Leipzig në Champions League. Ai u rikthye te goli, por mbrojtja dhe portiere Donnarumma sërish bënë mjaft gabime.
“Besoj se ky është numri më i madh i golave që kam shënuar ndonjëherë kundër një klubi të vetëm. Kam luajtur shumë herë kundër tyre në Champions, si me Manchester City, ashtu edhe më parë me Borussia Dortmund. Leipzig është një ekip i mirë, ndaj jam i lumtur“, tha Haaland.
“Nuk jam i sigurt se sa herë e kam prekur topin sot. Jo shumë, por ajo që ka më shumë rëndësi është se arrita ta ndihmoj ekipin të fitonte. Mendoj se duhet të përmirësohemi pak”, shtoi sulmuesi norvegjez.
Më tej, ai shtoi: “Kur ishim në avantazh 1-0, mendoj se duhet të kishim vazhduar të sulmonim, të kërkonim golin e dytë e më pas të tretin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Duhet të punojmë në këtë drejtim.”
Më pas, ai foli për Elliot Anderson: “Ai ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm te City dhe kjo është ajo që pritet. Duhet të hysh menjëherë në lojë dhe të japësh maksimumin. Nuk është e lehtë, duhet të përshtatesh. Kemi lojtarë të rinj dhe një trajner të ri, por ai ka qenë mbresëlënës“.
The post Haaland: Duhet të rrisim nivelin dhe të mos ndalemi pas shënimit të golit, gjithnjë i kam shënuar Leipzig appeared first on Telesport.
