Michael Olise është futbollisti i momentit, edhe pse mbetet në dyshim për formacionin e Bayern Munich në përballjen me Atlético Madrid. Francezi 24-vjeçar gjithsesi luajti, pasi i ka kaluar shqetësimet në gju të pësuara në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit. Vlera e tij në treg ka arritur në 180 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 14 ndeshje.
Ish-lojtari i Crystal Palace është kthyer në fenomen “viral”, falë kombinimit të tri veçorive: paraqitjeve të jashtëzakonshme, veshjes ekstravagante dhe karakterit indiferent. Për këtë arsye është pagëzuar me nofkën “Mr.Nonchalant” (Zoti indiferent).
Nga një anësor i zakonshëm, Olise është shndërruar në sulmues të kompletuar, që asiston, shënon dhe vendos vetë fatin e ndeshjeve. “Në një moment do ta fitojë Topin e Artë”, – deklaroi drejtori ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.
Real Madridi dhe gjigantë të tjerë europianë e kërkojnë, por bavarezët nuk shqetësohen. Kontrata deri në vitin 2029 iu jep siguri, ndërsa për ta mbajtur synojnë t’i rrisin pagën nga 14 në 25 milionë euro ose më shumë, sa përfitojnë Harry Kane dhe Jamal Musiala.
The post Olise, çfarë fenomeni ka Bayern Munich! Shumë futboll, zero interes për të tjerat appeared first on Telesport.
