Paulo Fonseca, trajneri i ri i Sporting Lisbonës, ka rrëfyer prapaskenat e largimit nga Milani, ku u shkarkua për t’i lënë vendin Sérgio Conceição:

“Po ju tregoj një histori. Isha te Milani, po luanim kundër Romës dhe trajneri që do të më zëvendësonte ishte punësuar tashmë (Conceição). Të nesërmen, m’u desh të zbrazja me nxitim zyrën dhe dollapin tim, sepse trajneri i ri donte të hynte.

Dhe e dini çfarë? Nuk mora asnjë telefonatë, por as nuk ishte e nevojshme. Në futboll, situata të tilla janë pjesë e lojës dhe nuk e mora për keq. Duhet ta kuptojmë, pa hipokrizi, se këto procese janë krejtësisht normale”.

Fonseca e cilësoi këtë lloj ndryshimi si një proces normal dhe të natyrshëm në botën e futbollit.

 

The post Fonseca për largimin nga Milani: Ika me urgjencë, pa marrë as telefonatën e fundit. Conceição nxitonte… appeared first on Telesport.