Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk e ka pranuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së për përsëritjen e votimit në vendvotimin 2038 në Çellopek të Bërvenicës. Megjithatë, për shkak të parregullsive gjatë plotësimit të procesverbalit, KSHZ-ja ka vlerësuar se anëtarëve të Këshillit Komunal Zgjedhor duhet t’u shqiptohet paralajmërim për shkarkim.
Në këtë vendvotim votuan 404 qytetarë, prej të cilëve 319 mbështetën kandidatin e AKI-së, Arkin Jahiji, ndërsa 13 votuan për kundërkandidatin Stojanço Radojçevski.
