Flamengo po ndërmerr hapa konkretë për verën e vitit 2027, me synimin për të siguruar Alisson Becker përmes një transferimi pa kosto. Sipas medias britanike, kontrata e portierit brazilian të Liverpool në “Anfield” pritet të skadojë në fund të këtij sezoni.
Një situatë që e ka shtyrë klubin brazilian të konsiderojë seriozisht afrimin e tij për të marrë nën kontroll portën, pa qenë nevoja për të paguar një dëmshpërblim për transferimin.
Megjithatë, ky transferim i mundshëm ka shkaktuar debate të ashpra brenda drejtuesve të klubit nga Rio de Janeiro. Udhëheqja është e ndarë nëse është e arsyeshme të ndiqet pista e 34-vjeçarit, kryesisht për shkak të kërkesave të tij të larta financiare, moshës dhe shqetësimeve të ngritura pas paraqitjeve të tij të fundit me kombëtaren braziliane.
Ndërkohë, Internacional (Porto Alegre) mbetet në gatishmëri, duke e ndjekur nga afër situatën me shpresën për ta bindur Alisson të rikthehet në klubin ku e nisi karrierën e tij profesionale.
Gara pritet ta gjallërojë tregun e transferimeve në Amerikën e Jugut gjatë muajve të ardhshëm. Edhe Juventus e kishte konsideruar atë gjatë verës si një zëvendësues të mundshëm për Michele Di Gregorio.
The post Kontrata e Alisson drejt fundit, dy ekipe braziliane synojna ta sjellin në vendlindje portierin e kombëtares appeared first on Telesport.
