Nderim Nexhpi pasi që e mori postin e Drejtorit Sportiv te FC Shkupi ka vendosur edhe qëllimet e tij me këtë skuadër. Nexhpi thekson se në 2 vitet e ardhshme, FC Shkupi do të shpallet Kampion, por shton se do të tentojnë që të kapin grupet në garat europiane.

Nexhipi thotë se FC Shkupi ka potencial për vendet e para në tabelën e klasifikimit, pasi që ambiciet e klubit dhe tifozëve dihen, FC Shkupit të rikthehet aty ku e ka vendin.

“Për mua rikthimi te FC Shkupi pas shumë viteve është kënaqësi e jashtëzakonshme, pasi që jam kthyer në vendin ku për mua filloi çdo gjë. FC Shkupi është skuadra ku unë fillova hapat si futbollistë, pra për mua është më shumë se vetëm një klub. Ne jemi rritur me Shkupin dhe ky klub është identiteti ynë. Këto dy javët e fundit kam marrë shumë mesazhe nga ‘Shvercerat’ dhe gjithë futbolldashësit e Shkupit dhe ftesa nga Presidenti i klubit dhe Emir Shabani, të cilët i falënderoj për besimin, më kanë bërë që shumë shpejtë të vendosi dhe pas shumë viteve të kthehem dhe të fillojmë një udhëtim së bashku. Ekipi nuk e ka filluar mirë këtë sezon dhe rezultatet janë evidente, por për mendimin tim, ky ekip ka potencial për vendet e para në tabelën e klasifikimit, pasi që ambiciet e klubit dhe tifozëve dihen. Unë personalisht ju premtoj ‘Shvercerave’ dhe gjithë tifozëve të klubit që do ta rikthejmë Shkupin, aty ku e ka vendin dhe në këtë projekt që kemi filluar, në 2 vitet e ardhshme do shpallemi Kampion dhe do të tentojmë t’i kapim grupet në garat europiane”, tha Nderim Nexhipi.