Bashkimi dhe mobilizimi i strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair po vazhdon përmes takimeve me nëndegët partiake.
Në këtë kuadër, përfaqësuesit e BDI-së – Dega Çair kanë zhvilluar takim me strukturën e Nëndegës Fushë Topanë 1, në frymën e organizimit dhe mobilizimit politik pas rezultatit në Bërvenicë.
Gjatë takimit është theksuar rëndësia e unitetit, koordinimit dhe angazhimit të strukturave në terren, me synimin për t’u përgatitur për sfidat dhe zgjedhjet e ardhshme.
Mesazhi i përcjellë nga strukturat e BDI-së është i qartë: të bashkuar dhe të mobilizuar për të kundërshtuar, siç shprehen ata, nënçmimin dhe padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve.
Takimet me strukturat lokale pritet të jenë pjesë e organizimit të mëtejshëm politik të BDI-së në Çair.
The post 🔴 Mobilizim në Fushë Topanë 1, BDI Çair përgatitet për zgjedhjet e ardhshme! first appeared on .
