Një burrë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vrarë tetë persona në tri fshatra në pjesën perëndimore të Turqisë. Sipas mediave turke, burri, i cili po drejtonte një veturë të kuqe dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, më vonë është arrestuar nga policia. Fillimisht, policia gjeti dy gra me plagë nga armë zjarri në rrugën e fshatit Jukaritandër.
Pavarësisht transportimit të menjëhershëm në spital, të dyja ndërruan jetë nga plagët e marra. Tri trupa të tjerë u gjetën në fshatin Kijir, ndërsa edhe tre të tjerë në fshatin Ajazini. Një person tjetër është gjetur në gjendje kritike dhe është transportuar në spital. Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen.
