Sporting Lisbon ka mposhtur Manchester Cityn me një rezultat të thellë prej 4 me 1.

Tekniku Ruben Amorim ka udhëhequr skuadrën e tij Sporting Lisbon në një triumf të madh 4-1, ndaj Manchester City, duke mundur taktikat e spanjollit Pep Guardiola, vetëm pak kohë para se të afirmohet si tekniku më i ri i “Djajve” të Manchester United.

Lojtarët e Sporting Lisbon arritën të shënonin plot tri herë në portën e Ederson, duke përmbysur golin e Phil Foden të realizuar që në minutën e 4’-t.

Protagonisti absolut i fitores ishte padyshim “bomberi” suedez, Viktor Gyokeres, i cili realizoi një tripletë, duke e çuar në 23 numrin e golave për këtë sezon në vetëm 17 ndeshje, ndërsa golin tjetër të triumfit e shënoi sulmuesi uruguajan Maximiliano Aruajo, për të ngjitur kështu skuadrën e tij në vendin e 2-të të renditjes me 10 pikë, ndërsa City mbetet në vendin e 6-të me 7 pikë.