Fermín López ka rrëfyer për “Mundo Deportivo” vështirësitë që kaloi gjatë formimit të tij te Barcelona, kur nuk ndihej i rëndësishëm në skuadër dhe dyshonte për të ardhmen.
“Gjithmonë kam pasur dyshime, sepse nuk e kam pasur kurrë të lehtë. Nuk e shihja veten si të rëndësishëm dhe nuk kisha të njëjtin progres si shokët e tjerë. Kjo të bën të mendosh se rrugëtimi yt këtu mund të mos vazhdojë”, – deklaroi mesfushori.
Ai kujton se nuk luante dhe ishte larg familjes, por sot i sheh ato periudha si një mësim: “Tani, pas shumë vitesh, e kuptoj se kjo përvojë më ka ndihmuar të arrij aty ku jam dhe të bëhem njeriu që jam”.
Fermín foli edhe për sfidën e së dielës ndaj Atlético Madridit, ku Barcelona synon të mbrojë kreun e La Liga-s: “Sezonin e kaluar na shkaktuan shumë dëme dhe na eliminuan dy herë. Janë një skuadër e madhe dhe do të na e vështirësojnë shumë. Eliminimet nga Interi dhe Atlético ishin momentet më të vështira te Barcelona”.
The post Fermín Lopez: Nuk e shihja kurrë veten si të rëndësishëm, nuk përparoja si shokët e tjerë appeared first on Telesport.
