Debati i ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagime edhe jashtë shtëpisë, ndërsa një qëndrim e ka shprehur edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.
Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka reaguar përmes dy postimeve në llogarinë e saj në Instagram, duke komentuar zhvillimet e fundit në spektakël.
Në reagimin e parë, Leonora ka kritikuar ndikimin e platformës TikTok, duke shkruar: “Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”.
Ndërsa në postimin e dytë, ajo ka komentuar edhe mënyrën se si kuptohet feminizmi nga disa gra.
“Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar këngëtarja.
Reagimet e saj vijnë pas përplasjes mes influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, dhe disa vajzave nga diaspora, të cilat e akuzuan atë për bullizim në një grup të mbyllur në Facebook.
Gjatë spektaklit, Jona u përball me këto akuza dhe kërkoi falje publike për komentet dhe sjelljen e pretenduar në grup, ndonëse kërkimfalja e saj nuk i përfshiu të gjitha palët.
The post Leonora Jakupi reagon pas debatit në BBVK 5: Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi appeared first on Veriu.info.
