Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj paralajmërimit të partisë ZNAM se do të largohet nga Qeveria nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Azizi ka thënë se deklaratat e ZNAM-it nuk duhen marrë seriozisht, duke rikujtuar rastin e shkarkimit të Filkovit, për të cilin, sipas tij, kjo parti kishte deklaruar se nuk mund të ndodhte.
Ai ka theksuar se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe, pavarësisht kundërshtimeve të ZNAM-it.
“Për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”, ka deklaruar Azizi, duke shtuar se, sipas tij, deklaratat shoviniste nuk mund ta ringjallin një parti që ai e konsideron të vdekur politikisht.
