Orëndreqësi shqiptar nga Kosova, Rexhep Rexhepi, është shpërblyer me çmimin më prestigjioz në industrinë botërore të orëve, “Aiguille d’Or” Grand Prix 2026, në ceremoninë e mbajtur më 7 nëntor në Gjenevë të Zvicrës.
Çmimi kryesor i Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i konsideruar si ekuivalenti i çmimeve Oscar në botën e orëve, iu dha Rexhepit për krijimin e tij “Chronograph Flyback”, një orë që ndërthur mjeshtërinë tradicionale me inovacionin mekanik.
I lindur në Kosovë, Rexhepi u shpërngul në Zvicër në fëmijëri, ku nisi rrugëtimin profesional si nxënës në kompaninë prestigjioze Patek Philippe. Në vitin 2012, ai themeloi markën e tij të orëve luksoze, Akrivia, duke u shndërruar gradualisht në një nga emrat më të vlerësuar të orëndreqjes bashkëkohore.
