Barcelona e Hansi Flick përmbysi (1-2) Atlético Madridin në “Metropolitano”, duke siguruar tri pikë jetike për të ruajtur kreun e La Liga-s, avantazhin prej tri pikësh ndaj Real Madridit dhe për ta çuar në 5 diferencën me madrilenët e tjerë.

Ndeshja nisi keq për katalanasit. Para golit të Giulianos në minutën e 10-të, Julián Álvarez humbi një rast të pastër në përballjen me Joan García. Më pas, traversa ndali goditjen me kokë të Pubill, ndërsa portieri i Barcelonës ndërhyri sërish ndaj tentativave të Álvarez dhe Kang-in Lee. Edhe Pedri goditi traversën, por barazimi erdhi vetëm në minutën e 45-të, kur Fermín shënoi me të majtën.

Goli ndryshoi rrjedhën e takimit. Barcelona dominoi pjesën e dytë dhe në minutën e 66-të Fermín realizoi golin e përmbysjes, pas asistit të Lamine Yamal.

Kjo ishte përmbysja e 23-të e Flick në 133 ndeshje në stolin e Barcelonës. Sipas gazetarit Oriol Jové të RAC1, gjermani është pranë rekordit të Pep Guardiolës, që përmbysi 24 ndeshje në 249 takime. Në krye të kësaj renditjeje qëndron Johan Cruyff me 28 përmbysje në 430 ndeshje.

Këtë sezon, Barcelona ka përmbysur Rayo Vallecano (5-2), Sevilla (1-3), Galatasaray (1-4) dhe Atlético Madridin (1-2).

 

The post Përmbysje pas përmbysjeje, Flick drejt një rekordi historik te Barcelona appeared first on Telesport.