Në takimin jofromal para emisionin ClickPLus në TV21, eksponentët e partive politike u pyetën edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ata u shprehën se nuk u frikësohen zgjedhjeve.

“Gjithmonë jemi të gatshëm. Gjithmonë i kërkojmë dhe si çdo herë fitojmë”, tha Faton Aliti nga BDI.

“Nuk do të ketë zgjedhje. Nuk do të ketë zgjedhje, por temën e zgjedhjeve vazhdimisht e imponon BDI-ja”, u shpreh Latif Arifi nga VLEN-i.

“Se a do të ketë zgjedhje parlamantare, kjo varet nga shumica parlamentare. Ata e kanë në dorë këtë. Se a duhet të ketë zgjedhje parlamentare, absolutisht po”, deklaroi Naim Bajrami nga LSH-ja.

Për më shumë, ndiqeni emisionin Click Plus në TV21 me fillim prej 21:30.