Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në zonën e Bit Pazarit, në Komunën e Çairit, raporton ekskluzivisht Monitor.mk.

Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë një objekt që ndodhet në afërsi të Teatrit Shqiptar në Shkup.

Për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për përmasat e dëmeve materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Monitor.mk do të vijojë të ndjekë situatën dhe të informojë për çdo zhvillim të ri.