Presidenti i UFC-së, Dana White, më në fund pati mundësinë të luajë rolin e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë… të paktën për pak minuta.

Drejtori ekzekutiv i “Ultimate Fighting Championship” (UFC) u shfaq papritur krah presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp të organizuar me nxitim të hënën pasdite në Uashington.

Trump pranoi se po “argëtohej pak” kur gjatë fundjavës hodhi idenë se White mund të ishte sekretari i tij i ardhshëm i shtypit. Megjithatë, presidenti e ftoi mikun e tij të vjetër pas foltores për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

White u pyet nëse do ta konsideronte seriozisht pranimin e një posti në administratën Trump. Edhe pse nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë për t’i bërë një nder presidentit, ai theksoi sërish se nuk ka asnjë interes për të nisur një karrierë politike.

“Gjithmonë kam dashur ta bëj këtë,” bëri shaka White ndërsa afrohej te foltorja. “Nuk i them kurrë ‘jo’ presidentit për asgjë,” tha Dana Ëhite, që më tej shtoi. “Por, nuk kam asnjë aspiratë politike.”

Një gazetar e pyeti White edhe se kush do të fitonte në një dyluftim në kafaz mes Trump dhe ish-presidentit Joe Biden. Ëhite zgjodhi Trump, duke e përshkruar atë si “njeriun më të fortë dhe më rezistent që kam takuar ndonjëherë”.

Shfaqja e White erdhi vetëm dy ditë pasi Trump shkaktoi një konfuzion të madh, duke njoftuar në platformën “Truth Social” se kreut të UFC-së i ishte ofruar posti vakant i sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Dana White joins Donald Trump at White House after president floated UFC head as press secretary

The post Dana White konferencë për shtyp me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë: Gjithmonë kam dashur ta bëj këtë appeared first on Telesport.