Marc Cucurella nuk ka dyshime. Për të, Real Madrid është aktualisht skuadra më e fortë në Evropë. Mbrojtësi i majtë spanjoll, i cili i është bashkuar kombëtares për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, e cilësoi Real Madrid si pikë referimi absolute në futbollin kontinental.
Kur u pyet se cila skuadër është aktualisht më e mira në Evropë, Cucurella u përgjigj pa hezitim: “Për momentin, Real Madrid është skuadra më e mirë në Evropë. Ne po kalojmë një periudhë të shkëlqyer dhe skuadra është shumë e përqendruar.”
Një deklaratë interesante, duke marrë parasysh se mbrojtësi pranoi se nuk e ndjek futbollin nga afër jashtë angazhimeve të tij profesionale. “Nuk shikoj shumë futboll, jo sepse nuk më pëlqen, por sepse kam gjëra të tjera për të bërë. Dua të kaloj kohë me fëmijët e mi,” shpjegoi ai.
Ai foli edhe për PSG, skuadër që së fundmi ka arritur rezultate të rëndësishme në Europë dhe që është fituese e dy Champions League radhazi: “Edhe PSG ka një skuadër shumë të fortë. Nuk i shikoj ndeshjet e tyre dhe nuk dua të gënjej. Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj, por për mua, në këtë moment, është Real Madrid.”
Skuadra “los blancos” ka tetë fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet dhe aktualisht renditet e dyta në La Liga, tre pikë pas Barcelona. Në horizont shfaqet një përballje e madhe në Europë, pasi Real Madrid do të përballet me Arsenal, një ndeshje që mund të shërbejë si një provë e rëndësishme për ambiciet evropiane të madrilenëve.
The post Cucurella vlerëson Real Madrid: Nuk shikoj shumë futboll, por jemi skuadra më e mirë në Europë appeared first on Telesport.
