Në lidhje me deklaratën e Naim Bajramit nga Lidhja Shqiptare se do të ketë propozim nga deputetët e partisë që të ketë ndryshime në ligjin për Qeverinë dhe ku do të parashihet që Qeveria e ardhshme të formohet me shumicën e badenterit, reagoi Latif Arifi nga VLEN duke e pranuar që duhet të ketë zgjidhje, por sipas tij, kjo të mos bëhet vetëm për pikë politike dhe shtoi se është i gatshëm të kontribuonte në ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me këtë çështje

“Për shembull, ideja që proklamon zoti Bajrami është shumë e rregullt. Megjithatë, mënyra se si e interpretoi mendoj se është gabim. Duhet të konsultohen edhe ekspertët juridikë, që të mos bie ndesh me Kushtetutën, pasi Kushtetuta thotë qartë mënyrën e formimit të Qeverisë.

Prandaj, të mos bëhet një propozim vetëm e vetëm për të fituar pikë politike. Kjo nuk është çështje e pikëve politike, por është shumë e rëndësishme.

Personalisht, unë do të isha i gatshëm që të ndryshohet Kushtetuta lidhur me këtë çështje të legjitimitetit”, tha Arifi.