Kanë kaluar dy muaj nga vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën në një aksident më 2 shtator.
Motra e tij, Xheneta Krasniqi, e ka kujtuar vëllain përmes një dedikimi emocional në rrjetin social TikTok, duke shprehur dhimbjen dhe mallin që ka lënë pas humbja e tij.
Ajo ka publikuar një video me fotografi të Laurentit, përfshirë edhe kujtime të përbashkëta me të, të shoqëruara me mbishkrimin “I miss you” (Më mungon).
“Na mungon çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Xheneta krahas videos.
Vdekja e Laurentit la dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe e fejuara e tij, Laureta, me të cilën kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen.
The post Dy muaj pa Laurentin, motra e kujton me fjalë prekëse: “Na mungon çdo ditë e më shumë” appeared first on Veriu.info.
