Gjykimi në rastin “Lotaria Shtetërore”, në të cilin akuzohen ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ish-drejtori Përparim Bajrami, dhe gjashtë persona të tjerë, vazhdoi sot në Gjykatën Penale në Shkup me marrjen në pyetje të dëshmitares eksperte Dr. Anita Popovska, me profesion ekonomiste. E pyetur nëse qëndron plotësisht pranë konstatimit dhe mendimit të përgatitur të ekspertit, Popovska u përgjigj pozitivisht.
I pyetur nëse kishte diçka kontraverse në mendimin e ekspertit dhe çfarë ishte kontraverse në mendimin e tij, ai tha se eksperti gjithashtu ofron dinamikë, një fillim, një metodë, që sipas mbrojtjes, gjithçka është në rregull për procedurën, prokurimin publik dhe pagesën e atyre fondeve. I pyetur nëse kjo do të thotë që mendimi i ekspertit nuk është në dëm të të pandehurve, ai tha se kjo do të përcaktohet në pjesën e mëtejshme të procedurës.
Në rastin “Lotaria Shtetërore”, përveç Grubit dhe Bajramit, të akuzuar janë edhe Bashkim Avdi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski. Sipas aktakuzës, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, ata i kanë shkaktuar dëm SH.A. “Lotaria Shtetërore” në shumën prej 9,7milion eurove. Të gjithë të pandehurit deri më tani janë deklaruar të pafajshëm në procedurë. Akuzën e përfaqësojnë prokurorët publikë Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski, ndërsa procedurat gjyqësore po i zhvillon gjykatësja Biljana Shuplinovska-Jovevski.
