Organizata Forumi Rinor Islam që vepron në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ndaj informacionit se janë shpallur si organizatë terroriste nga shteti i Egjiptit. Nga FRI i kanë hedhur poshtë në mënyrë kategorike këto akuza dhe ndërlidhje të pabazuara e të pretenduara ndaj organizatës së tyre, përcjell TV21.
“Forumi Rinor Islam – Shkup shpreh shqetësimin lidhur me publikimet e fundit mediatike, në të cilat emri i organizatës sonë është ndërlidhur me pretendime që burojnë nga një vendim i Gjykatës Penale të Egjiptit, shtet i cili njihet ndërkombëtarisht për deficit të thellë demokratik, ku të drejtat themelore të njeriut shkelen sistematikisht dhe sektori i pavarur civil pothuajse është asgjësuar tërësisht. Hedhim poshtë kategorikisht çdo akuzë dhe ndërlidhje të pabazuar të pretenduar ndaj organizatës sonë. Theksojmë se përmendja në dokumentet e institucioneve të huaja nuk përbën dëshmi juridike se bëhet fjalë për organizatën që pretendohet në një vendim të tillë, të cilin e konsiderojmë të pabazuar. Një identifikim i tillë kërkon dokumentacion zyrtar dhe verifikim të saktë të identitetit juridik të organizatës”, thonë mes tjerash nga FRI.
Më poshtë reagimin e plotë të FRI-së.


