Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, ka reaguar pas raportimeve mediatike që e lidhën atë me drejtimin e Forumit Rinor Islam (FRI).
Murtezi i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë kryetar apo drejtues i kësaj organizate.
Në një prononcim për TV21, ai i ka cilësuar raportimet si të pavërteta dhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave ligjorë ndaj Top Channel dhe mediave që vazhdojnë të publikojnë, siç shprehet ai, informacione të pavërteta.
The post Muhamed Murtezi demanton raportimet: “Asnjëherë nuk kam qenë kryetar i FRI-së!” first appeared on .
