Edhe përkundër deklaratave nga BDI, Blerim Sejdiu nga VLEN insiston se vendimi për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni u mor nga qeveria BDI-LSDM në vitin 2023, përcjell TV21.

“U dëshmua dje edhe nga vetë kryeministri, por edhe nga Komisioni Parlamentar, ku u publikuan dokumentet dhe dokumentacioni i plotë. Kjo është mbajtur më 24 tetor të vitit 2023, kur të gjithë eksponentët dhe ministrat përgjegjës të BDI-së kanë qenë të pranishëm, nënshkrues dhe drejtues të asaj mbledhjeje të Qeverisë për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni. Dokumentet u publikuan dje edhe nga kryeministri, por edhe nga deputetët e VLEN-it, të cilat i ka parë i gjithë opinioni. Besoj se aty janë theksuar shumë qartë datat, emrat dhe mbiemrat e ministrave, si dhe personat që kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e atëhershme të Qeverisë për miratimin e hyrjes së Alta Bankës. Pra, për Alta Bankën në Maqedoni ka vendosur Ministria e Financave, e drejtuar nga Fatmir Besimi, së bashku me ministrat e tjerë të BDI-së. Kjo ka ndodhur në tetor të vitit 2023”, tha Sejdiu.