Lideri i Lëvizjes ZNAM dhe partneri i koalicionit qeverisës ku bën pjesë edhe VLEN-i, Maksim Dimitrievski, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e tij kundër përdorimit të gjuhës shqipe në proceset gjyqësore në Maqedoninë e Veriut.

“Gjykimet në Maqedoni janë në maqedonisht. Gjykimet në shqip janë në Shqipëri dhe në Kosovë”, është shprehur Dimitrievski në emisionin televiziv “Samo Vistina” në Kanal 5.

Deklarata e tij lidhet me debatin për mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Dimitrievski ka kundërshtuar një mundësi të tillë, duke paralajmëruar se partia e tij nuk do ta mbështesë një zgjidhje të tillë.

The post Partneri i koalicionit të VLEN-it, Dimitrievski: Gjykimet në shqip bëhen në Shqipëri dhe Kosovë! first appeared on .