Sulmet dhe njollosjet, etiketimet dhe fyerjet, goditjet dhe përpjekjet për denigrim, të nxitura nga qarqet maqedonomëdha dhe të përkrahura nga vasalët e tyre politikë shqiptarë në institucionet legale shtetërore në Maqedoninë e Veriut, ndaj Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmeti, janë të destinuara të dështojnë me turp!

Udhëheqësi i madh kombëtar Ali Ahmeti është një figurë që ka zënë vend në kapitujt vendimtarë të historisë së të popullit, Atdheut dhe Kombit, që nuk mund të gjykohet vetëm përmes zhurmës së propagandës së flliqur, as të fshihet përmes fyerjeve, shpifjeve dhe përpjekjeve për njollosje të qëllimshme politike dhe me porosi!

Historia e Liderit të Kombit Ali Ahmeti, është një nga pikat kulmore të historisë së lavdishme të popullit shqiptar, brenda të cilës kapitujt e veprimtarisë ilegale në LPK, të luftës së armatosur çlirimtare të dy UÇK-ve dhe i UÇPMB-së, nuk mund të njëlloset duke u shkruar me baltën e shpifjeve monstruoze të UDB-ashëve të së kaluarës dhe pasardhësve të tyre, por as të debillëve politik, sikur nuk mund të rishkruhet me urrejtje patollogjike dhe as nuk mund të zhbëhet me etiketimet me porosi të kundërshtarëve të sotëm dhe armiqëve të djeshëm!

Ali Ahmeti, për përkrahësit dhe mbështetësit e Tij të shumtë jo vetëm në BDI por edhe jashtë saj, përfaqëson kryekapitullin më të rëndësishëm të përpjekjeve historike të shqiptarëve për liri, barazi dhe të drejta kombëtare jo vetëm në Maqedoninë e Veriut!

Mund të sulmohet emri i Ali Ahmetit, sepse emri Tij për t’u sulmuar është platform dhe kod i ADN-së se mbetjeve antishqiptare, që nga Trigllavi e deri ne Gjevgjeli, por nuk mund të fshihen ngjarjet historike në të cilat ka qenë dhe mbetet kryepersonazh dhe hero i gjallë!

Mund të kontestohet veprimtaria e Tij politike, por nuk mund të mohohet roli brilant dhe fantastik që ka luajtur në proceset e rëndësishme të kohës, atëherë kur dirigjoheshin nga Ai dhe atëherë kur ishte aktor e faktor relevant e i padiskutueshëm , krijues e drejtues!

Të gjithë ata që përpiqen t’i zëvendësojnë debatet me fyerje dhe argumentet me njollosje, duhet ta dinë se historia kërkon fakte, jo shpifje, se historia kërkon vepra, jo etiketime, se historia kërkon përgjegjësi, jo urrejtje patologjike!

E ardhmja e barabartë me maqedonasit e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është më e madhe se çdo fushatë politike e interesave të çastit, kurse në të kaluarën dhe në të ardhmen, roli i Udhëheqësit Ali Ahmeti ka qenë dhe mbetet kardinal, i pranuar dhe i njohur në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar!

Në fundin e veprimtarisë së çdokujtë, sikur edhe të Udhëheqësit Ali Ahmeti, koha do t’i peshojë jo vetëm fjalët, kurse historia do t’i gjykojë veprat, e brezat që do të vijnë, do të vlerësojnë secilin personalitet sipas aftësive dhe kontributit që ka dhënë!

Në këtë dimension figura, jeta dhe vepra e Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, mbetet ne ballë të Flamurit që është i qullur me gjakun e derdhur për liri, të drejta e barazi dhe është i rëndë sa vet toka e lashtë e të parëve tanë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Nëntor 2026!

The post ALI AHMETI EMËR QË E MBAJNË SHQIPONJAT LARTË NË QIELL first appeared on .