Një përleshje fizike është raportuar më 11 nëntor në Kërçovë, para një objekti tregtar në rrugën “Magjistrale”.
Sipas njoftimit policor, rasti është denoncuar në orën 11:56. Një grua 30-vjeçare dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër 25-vjeçare, të dyja nga Kërçova.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, policia e Kërçovës do të paraqesë kallëzimin përkatës. /Monitor.mk
