Italia fitoi 3-1 ndaj Francës në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Një nga protagonistët e këtij suksesi ishte Davide Fratesi, që realizoi golin e avantazhit 2-1 të Italisë.
“Këtë herë, më shumë sesa fitorja, më gëzon karakteri i skuadrës“, deklaroi Davide Frattesi, që është i lumtur për golin e tij. Ai vlerëson edhe paraqitjen e “azzurrëve” ndaj Francës.
“Në kombëtare,” shtoi Frattesi, “kemi arritur të bashkohemi dhe të ecim përpara, pjesërisht falë lojtarëve të rinj. Ekziston një dëshirë e vërtetë mes nesh për të sakrifikuar së bashku dhe rikthyer aty ku na takon.”
The post Frattesi: Më shumë sesa fitorja, më gëzon karakteri i skuadrës, po ecim gjithnjë e më shumë përpara appeared first on Telesport.
