Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia.
Lajmi bëhet i ditur nga burime për Euronews Albania, të cilat bëjnë me dije se kërkesa është bërë gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Ndërkohë, gjatë diskutimeve për Erion Veliajn, mësohet se Rama është shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.
Deklaratat e raportuara vijnë në një moment kur Asambleja e PS-së po zhvillon diskutime për organizimin e brendshëm të partisë dhe ndryshimet në drejtimin e saj politik.
