Një realizim që kapërceu kufijtë e Shqipërisë dhe tërhoqi vëmendjen e futbollit europian. Ernest Muçi është në qendër të vëmendjes së UEFA-s pas golit spektakolar të shënuar në fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës.
Institucioni europian i futbollit ka publikuar pamjet e këtij realizimi në kanalet e tij zyrtare, duke e shoqëruar me mbishkrimin «Muci Magjik» dhe komentin: «Ernest Muçi është kaq i këndshëm.» Një vlerësim që vë në pah cilësinë teknike dhe bukurinë e golit të sulmuesit shqiptar.
Për 25-vjeçarin, kjo ishte një arritje me domethënie të veçantë. Vetë Muçi e cilësoi realizimin si një nga momentet më të bukura të karrierës së tij me fanellën kuqezi, një realizim që shënoi gjithashtu golin e pestë të tij me kombëtaren shqiptare.
Jehona e këtij realizimi ka mbërritur edhe në Turqi, aty ku shqiptari aktivizohet me Trabzonsporin që prej vitit 2025. Me skuadrën turke, futbollisti shqiptar ka shënuar 15 gola në total, tre prej tyre në këtë fillim sezoni. Një tjetër moment që konfirmon rritjen e Muçit, i cili po lë gjurmë si në nivel klubesh, ashtu edhe në përfaqësuesen shqiptare.
