Pavarësisht lajmeve të kohëve të fundit që e lidhin me një transferim të mundshëm te Bayern Munich, Martin Odegaard është i qetë për të ardhmen e tij tek Arsenal dhe dëshiron të qëndrojë aty, edhe pas qershorit të vitit 2028, kohë kur i mbaron kontrata aktuale.
Norvegjezi iu është përgjigjur thashethemeve ndërsa ndodhet i grumbulluar me kombëtaren nordike. Ish-lojtari i Real Madridit konfirmoi dashurinë e tij për klubin aktual, Arsenalin, por theksoi se negociatat zyrtare ende nuk kanë filluar. “Jam i lumtur dhe shpresoj të qëndroj aty për një kohë të gjatë, por ende nuk kemi nisur bisedimet për këtë,” deklaroi mesfushori, sipas Metro.
Në anën tjetër interesi i klubit bavarez për Odegaard është tejet serioz. Duke ditur që në fund të këtij sezoni, norvegjezi futet në vitin e fundit të kontratës së tij dhe duke qenë se deri tani nuk ka rinovuar, Bayern mund të tentojë në verë për një transferim të mundshëm të tij, pavarësisht se për momentin Odegaard duket i foksuar vetëm tek Arsenal.
The post E kërkon Bayern. Odegaard nuk shqetësohet për kontratën te Arsenal, norvegjezi i ka idetë e qarta appeared first on Telesport.
