Një incident është shënuar gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ku dy protestues janë shkëputur nga grupi dhe kanë goditur me një shtyllë hekuri derën e godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Pas njoftimit për ngjarjen, efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke u zhvendosur drejt vendit të incidentit dhe me të mbërritur aty kanë vendosur një kordon policor te godina e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë, raportohet se drejt godinës janë hedhur edhe gurë. Në reagim, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.