Një traditë e veçantë është shënuar në Kathmandu të Nepalit, ku qentë janë nderuar me kurora lulesh, petale dhe medalje, në kuadër të festivalit tradicional hindu “Kukur Tihar”.
Gjatë ceremonisë, qentë policorë janë nderuar për besnikërinë dhe kontributin e tyre në sigurinë publike. Ata kanë demonstruar edhe aftësitë e tyre në ushtrime të ndryshme, nën drejtimin e policëve që kujdesen për ta.
Vëmendjen kryesore e mori qeni Labrador, Leo, i cili u shpall qeni policor më i mirë i vitit. Ai u vlerësua për ndihmën në operacionet e kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve në Nepal, ku ndihmoi në gjetjen e viktimave dhe mbetjeve mortore.
Festivali „Kukur Tihar“ i kushtohet qenve, të cilët në këtë traditë nderohen për besnikërinë dhe lidhjen e veçantë me njerëzit.
Foto: Getty Images
