Francezi Ciryl Gane mbron titullin e peshës së rëndë (heavyweight) në artet marciale mikse. Në eventin UFC-334,zhvilluar në ‘Madison Square Gareden’ në Nju Jork, ai mundi amerikanin Josh Hokit.

Një fitore me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47, 48-47), që pas një dueli të ekuilibruar i dhanë fitoren e 15-të në karrierë Gane (ka edhe 2 humbje e një duel pa rezultat).

Kjo ishte hera e parë që francezi mbronte titullin kampion, në një duel në përgjithësi të ekuilibruar. Ai e nisi më mirë duelin, por Hokit (pësoi humbjen e parë në karrierë pas 10 fitoresh) rikuperoi në raundet e mesit.

Gjithsesi, Gane arrin të rikthehet superior në kafaz në dy raundet e fundit, ku dhe ndërtoi fitoren, duke qenë më i saktë në goditjet e tij. Hokit shpresoi te fitorja por në fund u detyrua të pranojë humbjen.

The post UFC-334/ Ciryl Gane mbron titullin e peshës së rëndë, Hokit pëson humbjen e parë në karrierë appeared first on Telesport.