Edhe pse Portugalia e kishte siguruar prej kohës vendin e parë në grupin e saj në Nations League, humbja 4-1 në shtëpi ndaj Danimarkës është një zhgënjim i madh për luzitanët, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldo nga kombëtarja.

Mesfushori Bruno Fernandes kërkon të lërë pas këtë disfatë dhe përqendrohet te sfida e radhës ndaj Uellsit: “Ajo ishte një ndeshje e ndërlikuar. E vështirësuam paksa punën për veten, sepse nuk arritëm të zbatonim atë që kishim planifikuar”.

“Na mungoi finalizimi, duhej të ishim më të saktë në ato momente”, shtoi Fernandes, që shtoi se Portugalia synon të mbrojë vendin e parë në ndeshjen e radhës. “Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën ndaj Uellsit”.

“Në atë humbje nuk duhet hedhur gjithçka poshtë ashtu siç nuk ishte gjithçka e përsosur kur fitonim. Ana negative është se pësuam 4 gola. Ky nuk është standardi ynë. Qëllimi ynë është ta mbajmë portën të paprekur dhe të shënojmë sa më shumë gola“, tha Bruno Fernandes.

The post Bruno Fernandes: Të pësosh 4 gola nuk është mirë, ndaj Uellsit të rikthehemi te fitorja appeared first on Telesport.