Në periudhën nga ora 08:30 deri në 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në rrugën “Kosta Novakoviq”, në pjesën nga ZUR Market deri në fund të rrugës pa dalje, në Komunën e Aerodromit.
Ndërsa, nga ora 09:00 deri në 13:35, pa rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve në Petrovec, objekti i pikës së pagesës rrugore Petrovec, si dhe banorët e fshatrave Milladinovc, Tekija dhe Deljadrovc. Pa energji elektrike do të mbeten edhe objektet e Makpetrolit në Milladinovc, M-Steel dhe Hekurudhat e Maqedonisë në Milladinovc, në komunat Petrovec dhe Ilinden.
Në Komunën e Sopishtes, nga ora 09:00 deri në 13:00, pa rrymë do të jenë konsumatorët në Gorno Sonje, në vendin e quajtur Podbreg, ndërsa nga ora 09:30 deri në 12:00, konsumatorët në Sonje të Poshtme, në vendin e quajtur Dimkovo Lozje.
Njoftimi është bërë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), pas informimit nga EVN.
