Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave nëse qeveria e Hristijan Mickoskit nuk ofron zgjidhje konkrete për zhvillimin e plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Qeveria e ka dërguar çështjen për mendim në Komisionin e Venecias, duke propozuar që pjesa teorike të zhvillohet në disa gjuhë, përfshirë shqipen, ndërsa pjesa praktike vetëm në maqedonisht.
Studentët e kundërshtojnë këtë propozim dhe kërkojnë që të dyja pjesët e provimit të zhvillohen në gjuhën shqipe.
Ata e konsiderojnë dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, pas nëntë muajsh pritjeje, si zvarritje të zgjidhjes. Studentët kërkojnë një takim përfundimtar me institucionet dhe një përgjigje të qartë, në të kundërtën paralajmërojnë rikthimin në protesta.

The post Studentët shqiptarë i japin ultimatum qeverisë: protesta të reja nëse provimi i jurisprudencës nuk mbahet në first appeared on .