Anësori i Milanit, Diego Moreira, foli për momentin që po kalon te skuadra kuqezi, derbin ndaj Interit dhe fitoren e Belgjikës 4-1 kundër Italisë:

“Jam shumë i lumtur. Te Milani jam i rrethuar nga një grup i veçantë, me shumë lojtarë të mëdhenj. Prania e tyre më ndihmon shumë, sidomos për sa i përket përvojës. Është e vërtetë, ndeshja kundër Interit ishte speciale. Vazhdoj të punoj dhe të jap më të mirën nga vetja”.

Belgjika thuajse e shkatërroi Italinë, vendin tënd aktualisht në aspektin futbollistik. Fitorja ishte 4-1, por rezultati mund të kishte shkuar edhe në 8 apo 9 gola…

Është diçka speciale dhe jemi shumë të lumtur. Ishte një ndeshje e rëndësishme, ndaj fitorja dhe shënimi i golave na dhanë shumë kënaqësi.

The post Diego Moreira: Derbi ishte një mbrëmje speciale, rrethohem nga një grup i veçantë te Milani appeared first on Telesport.