Presidenti në largim i SHBA-ve Joe Biden ka telefonuar presidentin e sapozgjedhur Donald Trump për të uruar për fitoren e tij në zgjedhje. Siç bëhet e ditur Biden e ka ftuar Trump-in në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për tranzicionin. Nga Shtëpia e Bardhë thonë se stafi do të koordinojë një datë “në të ardhmen e afërt”.

Ndërkaq, Joe Biden planifikon t’i drejtohet kombit për rezultatet e zgjedhjeve.

Biden gjithashtu ka folur edhe me zëvendëspresidenten, Kamala Harris për ta uruar atë për fushatën e saj.