Deputetja e BDI-së, Arta Bilali-Zendeli, ka ngritur shqetësime për blerjen e kompanisë Phoenix Pharma nga kompania serbe Vega, duke pretenduar se kështu kapitali serb po merr kontroll edhe mbi furnizimin me insulinë në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka theksuar se ky transaksion është miratuar nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës më 3 prill 2025, ndërsa sipas saj, kompania Vega Pharmaceuticals gjatë vitit 2026 ka përfituar kontrata publike në vlerë prej miliona eurosh, përfshirë rreth 10 milionë euro vetëm për insulinë.

Bilali-Zendeli ka paralajmëruar se furnizimi me insulinë nuk është thjesht çështje biznesi, por çështje e sigurisë shëndetësore të vendit.