Rasti i vajzës 26-vjeçare nga Ohri, e cila u rrah brutalisht, si dhe vdekja e vajzës 17-vjeçare, janë paralajmërime serioze se dhuna ndaj grave kërkon reagim të menjëhershëm institucional. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, dënoi ashpër çdo formë të dhunës dhe kërkoi që policia, prokuroria dhe gjykatat të veprojnë në mënyrë profesionale, në kohë dhe pa privilegje e presione. Ai theksoi se me Kodin e ri Penal forcohet mbrojtja nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, por nënvizoi se ligjet duhet të zbatohen në mënyrë konsekuente. Sipas Shasivarit, mbrojtja e viktimave duhet të jetë prioritet, ndërsa çdo kryerës i veprës duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.