24-vjeçari me iniciale K.U., ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për rrezikim të sigurisë dhe lëndim trupor gjatë dhunës në familje, sot është dorëzuar vullnetarisht në SPB-në e Manastirit. Nga policia informojnë se ai është dorëzuar në orën 12:00, pas masave të ndërmarra në koordinim me mbrojtësin e tij dhe Prokurorinë Themelore Publike në Manastir, pas së cilës është privuar nga liria. Kundër tij, më 11 nëntor, ishte ngritur kallëzim penal për dy vepra penale që lidhen me dhunën në familje.