Në një kohë kur klubet spanjolle kanë nevojë për çdo mbështetje të mundshme për të garuar në Champions League, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, vazhdon t’i ndëshkojë ekipet spanjolle që marrin pjesë në këtë kompeticion, përmes vendimeve për oraret e ndeshjeve, të cilat shumëkush i ka cilësuar si katastrofike.
Real Madridi, Real Betisi dhe Atlético Madridi kryesojnë listën. Të treja këto ekipe përballen me një kalendar të pamundur, i cili nuk u ofron as minimumin e nevojshëm të pushimit.
Sipas stacionit radiofonik spanjoll “okdiario”, Tebas po e pengon ecurinë e Real Betisit në Champions: ekipi ka më pak se 72 orë pushim midis ndeshjeve, ndërsa kundërshtarët e tyre do të kenë 30 orë më shumë në dispozicion!
Tebas e ka caktuar ndeshjen e kampionatit të Betisit kundër Atlético Madridit – ekip që gjithashtu merr pjesë në Champions – për të dielën, më 6 dhjetor, në orën 21:00. Më pas, të mërkurën në vijim, në orën 18:45, Betisi përballet me Comon. Nga ana tjetër, Como luan të shtunën paraprake, në orën 15:00.
Ai gjithashtu ka caktuar udhëtimin e Real Madridit në Bilbao për të dielën, ndërsa ndeshja e tyre në Champions në Londër është planifikuar për të mërkurën pasuese. Megjithatë, ajo që u ka bërë Real Betisit në këtë rast, mund të konsiderohet si një lloj bojkoti.
Ekipi “bardhejeshil” përballet me Comon të mërkurën, më 9 dhjetor, në orën 18:45. La Liga e ka vendosur ndeshjen e tyre të mëparshme të dielën, në orën 21:00!
Nga përfundimi i ndeshjes së kampionatit të dielën, më 6 dhjetor, e deri në fillimin e takimit kundër Comos në “La Cartuja”, do të jenë në dispozicion vetëm 67 orë e 45 minuta. Kjo kohë është më e shkurtër se 72 orët e kërkuara nga sindikata e futbollistëve profesionistë – një kërkesë që mbështetet nga FIFA, por që Tebas e tall.
Caktimi i ndeshjes Atlético Madrid – Real Betis për të dielën, më 6 dhjetor, në orën 21:00, përbën një fyerje për të dyja ekipet dhe një dështim organizativ nga ana e LaLiga-s.
Të dyja skuadrat luajnë në Ligën e Kampionëve të mërkurën – njëra prej tyre pikërisht në orën 18:45 – dhe vendimi i Tebasit u heq atyre mundësinë për pushimin dhe përgatitjen e nevojshme. Ndeshja mund të ishte zhvilluar në një orar më të hershëm. Reklamë
Raundi i dytë i Copa del Rey zhvillohet para ndeshjes së La Liga-s. Atlético Madrid nuk merr pjesë, pasi është e angazhuar në Superkupën e Spanjës, ndaj mund të luante të shtunën apo edhe të premten.
Betis është pjesë e këtij raundi, por mund ta zhvillonte lehtësisht ndeshjen e saj të martën, duke qenë se ndeshja e mëparshme në La Liga është të shtunën në orën 14:00, kundër Rayo Vallecano-s.
Pra, ndeshja mes Atlético Madrid dhe Real Betis mund të ishte zhvilluar fare mirë të shtunën, apo edhe të premten. Dhe nëse Tebas këmbëngulte kokëfortësisht për të dielën, mund të kishte zgjedhur një orar të hershëm, si ora 14:00 ose 16:15, duke i dhënë veçanërisht Betis-it më shumë kohë për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e tyre në Champions League. Në vend të kësaj, La Liga zgjodhi orarin më të vonë të mundshëm.
Betis është një faktor kyç për Spanjën në arenën europiane. Kjo e bën situatën edhe më të dëmshme për futbollin spanjoll: Betis është thelbësore për ecurinë e mirë të La Liga-s në Europë dhe për sigurimin e vendit shtesë për kualifikim në Champions League – një vend që Betis e ka siguruar tashmë për këtë vit.
Në vend që të mbështesë një ekip që rrallë luan në Champions League – kjo është vetëm pjesëmarrja e tyre e dytë – Tebas po u krijon pengesa në çdo hap. Duket sikur ai dëshiron që ata të kenë rezultate të dobëta dhe të eliminohen nga kompeticioni. Ndeshja kundër Como-s është vendimtare, pasi Como mund të jetë një rivale direkte me objektiva të njëjta.
Dallimi me Serie A është më se i qartë. Në Itali, liga kujdeset për Como-n, duke e caktuar ndeshjen e tyre të asaj fundjave kundër Monza-s të shtunën në orën 15:00. Kështu, Como do të ketë 30 orë më shumë pushim sesa Real Betis për t’u përgatitur për ndeshjen e tyre në Champions League, në Sevilje!
The post A po punon Tebas kundër klubeve të LaLiga-s? Real-i është në listë, ndërsa Betisi e pëson më keq appeared first on Telesport.
